Sipas projeksioneve të INSTAT, popullsia e Shqipërisë gjatë viteve në vijim, pritet të pakësohet me 36 mijë banorë.
Fshati Mumajes ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit të Tiranës. Më herët në këtë fshat jetonin 35 familje, ndërsa sot vetëm një.
Shuqurie Ndreu, banore e këtij fshati thotë se të gjitha familjet kanë ikur. “S’ka asnjë familje, dritat i kanë prerë, ujin po ashtu. Shkojmë në burim që të marrim ujin e pijshëm. Për të larë përdorim pusin e shtëpisë”, thotë e moshuara.
85- vjeçari Elez Allmuça, edhe pse prej vitesh rikthehet për tu kujdesur për shtëpinë ku ka kaluar fëmijërinë.
“Nuk jetohet këtu. Ujë nuk ka. Vij për qejf, për të parë shtëpinë e vjetër. Jam rritur këtu”, thotë Allmuça i keqardhur.
Por ky nuk është fshati i vetëm i braktisur.
“Shqipëria ka patur rreth 3 mijë fshatra. Nga sondazhi që kemi bërë, rreth 500 fshatra janë moshuar totalisht dhe nuk kanë më familje”, shprehet, Agim Rrapaj, kreu i Këshillit të Agroturizmit.
Sipas Rrapajt, braktisja e fshatrave ka prekur edhe projektin e 100 fshatrave.