Policia e Kosovës (PK) me datë 04 shtator 2020 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës shënoj 21-vjetorin e themelimit të saj, e cila me 06 shtator 1999 u themelua si një ndër institucionet e para në Kosovë.
Policia e Kosovës me një ceremoni të mbajtur sipas standardeve të parapara duke iu përshtatur situatës aktuale nga pandemia, shënoj 21 vjetorin e themelimit të saj, ku të pranishëm ishin, Përfaqësuesi i Presidencës së Republikës së Kosovës z. Bashkim Smakaj, Ministri i Punëve të Brendshme z.Agim Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Rashit Qalaj, Ambasadori i OSCE-së z. Jan Braathu dhe znj. Kimberly nga ICITAP-i Amerikan, të cilët të pranishmëve iu drejtuan me nga një fjalë rasti.
Të pranishëm po ashtu ishin edhe familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës, të cilët me rastin e 21 vjetorit të Policisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës dekoroj me urdhrin “Hero i Kosovës 19 zyrtarë policorë të rënë në kryerje të detyrës”.
Në radhët e Policisë së Kosovës janë 21 zyrtarë policorë të cilët kanë rënë në kryerje të detyrës, duke mos kursyer as jetën e tyre në ruajtje të rendit e sigurisë publike dhe parandalim të krimit, të cilët janë dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”.
Policia e Kosovës do të vazhdojë rrugëtimin e saj në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja duke iu shërbyer qytetarëve dhe vendit.
Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të PK-se dhe video linkun e ceremonisë https://www.facebook.com/KosovoPolice/videos/650317545596281/