Njesitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, në orët e herëshme të mëngjesit, kanë ndaluar për kontroll një automjet të dyshimt në qytetin e Prishtinës.
Gjatë kontrollit nuk është gjetur mall i kontrabanduar, megjithatë, në procesin e kontrollit, është zbuluar një sasi prej 5 gramësh e identifikuar si marihuanë.
Njesitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës vazhdojnë të mbikëqyrin dhe të veprojnë në përputhje me ligjin, duke garantuar që territori i Kosovës të mbetet i sigurt dhe i lirë nga veprimtaria e paligjshme. /2LONLINE/