Njësia Profesionale e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit në Vit (NJPZSH), ka pranuar sot edhe një pjesë tjetër të një donacioni nga KFOR-i.
Me këtë rast i pranishëm në pranim dorëzimin e këtij donacioni ku përfshihen bateri me ndriçim elektrik ishte edhe Basri Aliu, drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë.
Ai ka falënderuar KFOR-in për këtë donacion dhe gjithë angazhimin e tij që ka bërë dhe po bënë në ngritjen e kapaciteteve profesionale apo edhe në furnizimin me pajisje të ndryshme për zjarrfikësit vitias.
Ndërkaq Komandanti I NJPZSH-së në Viti, Hetem Jakupi tha se ky donacion ka për qellim rritjen dhe modernizimin e kapaciteteve teknike që kjo njësi të jetë sa më i kompletuar për siç tha ai që ti dalin në ndihmë qytetarëve në raste te ndryshme. /2LONLINE/