Policia e Kosovës Njësia e trafikut rajonal, në Gjilan pasi kanë marrë informata të qëndrueshme me foto dërguar në adresën zyrtare të policisë kanë arritur ta identifikojë ngasësin dhe ti shqiptoi fletëparaqitje për kundërvajtjeje ku qartë shihet tejkalim në vijë të plotë në kundërshtim të dispozitave të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor .
“Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit fton qytetarët që të raportojnë çdo lloj kundërvajtje tek Policia e Kosovës, e ndaj të gjithë kundërvajtësve dhe shkelësve të rregullave në trafik do të ndërmerren masa të parapara me ligj”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Ismet Hashani. /2LONLINE.com/