• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Nacionale
  3. MASHTI publikoi rezultatet e provimit shtetëror të maturës – kalueshmëria
Nacionale

MASHTI publikoi rezultatet e provimit shtetëror të maturës – kalueshmëria

Redaksia 2LONLINE 7 Shtator, 2021 2 minuta lexim
 MASHTI publikoi rezultatet e provimit shtetëror të maturës – kalueshmëria

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës të afatit të dytë, të cilit i janë nënshtruar 5.629 nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin.

Rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë në këtë afat është51.23%. Prej këtij rezultati, 51.30% është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 58.21% në mësimin në gjuhën boshnjake dhe 34.04 % është kalueshmëria në mësimin në gjuhën turke.

Rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës tashmë janë shpërndarë në shkolla.

Provimi i mbajtur më 28 gusht është organizuar në tri gjuhë: shqipe, boshnjake dhe turke, ndërsa është mbajtur në 68 qendra të testimit.

Në këtë proces kanë qenë të angazhuar 200 komisionerë, 130 mbikëqyrës, 65 vëzhgues, si dhe 650 administrues.

Ndërsa, të gjitha Qendrat e Testimit janë monitoruar edhe nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC).

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se për shkak të përdorimit të telefonit, nga provimi janë larguar gjithsej 41 nxënës, të cilëve u është anuluar testi.

MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e mbajtjes së Provimit Shtetëror të Maturës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre. /2LONLINE.com/

Etiketat:aktuale arsimi MASHTI matura Provimit Shtetëror
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Nacionale

Ministri Mehaj ka vizituar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë

17 Maj, 2022
Gjilan

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” vazhdon të realizojë projekte të rëndësishme

17 Maj, 2022
Nacionale

Asgjësohen 1 mijë e 447 municione eksplozive

17 Maj, 2022
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim një grup të profesorëve dhe studentëve

17 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari Hyseni pret në takim ministri Çeku, vizitojnë edhe ekspozitën për masakrën e Llashticës dhe ekspozitën Postmortum të heroit Agim Ramadani

17 Maj, 2022

Gjykata cakton masën e sigurisë të pandehurit F. A.

17 Maj, 2022

Zëdhënësi Ismet Hashani ngjitjen në majën e Everestit ua kushton kolegëve të rënë në detyrë

17 Maj, 2022

FSK-ja pjesë e Konferencës Rajonale për Ngritjen e Kapaciteteve të Sigurisë Kibernetike

17 Maj, 2022

FC Drita nuk e lëshon kapitenit, kontratë e re trevjeçare me të

16 Maj, 2022

Trajnohen për reagim në fatkeqësi natyrore

16 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com