DYLON

Sllaminku dorëzon shkresë në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të kreut të Gjilanit

Sllaminku dorëzon shkresë në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të kreut të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Ditë më parë, Komuna e Gjilanit ka bërë me dije se kreu i saj, Lutfi Haziri ka nxjerr vendimin se nga 7 shtator 2021, punëtorët e shtetit, përfshirë shërbyesit civilë, zyrtarët publik, mjekët, infermierët, mësimdhënësit, zjarrfikësit, punëtorët teknikë etj., nuk do të mund të futen në vendet e tyre të punës pa konfirmim të vaksinimit, test PCR apo test rapid antigjen.

Kjo ka bërë që Arianit Sllamniku, një qytetar gjilanas, që është shprehur hapur kundër vaksinimit, bile që ditë më parë kishte protestuar në Prishtinë, para qeverisë, kundër, siç ka thënë ai, presionit institucional për vaksinim të detyrueshëm dhe maskave obligative, ka bërë me dije se sot ka dorëzuar një shkresë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës kundër vendimit të kryetarit të komunës së Gjilanit, për siç thotë ai, ndalimin e punonjësve të komunës së Gjilanit që janë të pa vaksinuar, për t’iu qasur vendeve të tyre të punës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

“Sot është dorëzuar shkresë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës kundër vendimit të kryetarit të komunës së Gjilanit për ndalimin e punonjësve të komunës së Gjilanit që janë të pa vaksinuar. Falënderoj ekipin e avokatëve të grupit joformal antiVaksinim “Qytetari i Lirë” që janë̈ marrë me hartimin dhe plotësimin e këtij dokumenti”, ka thënë Sllamniku. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.