Gazeta më e madhe amerikane ”The Washington Post”, i ka kushtuar një artikull të veçantë Buta Biberajt, e cila kandidon për postin e kryeprokurores në Virgina, SHBA.
Në artikull ndër të tjerash përmendet përvoja e saj 25 vejçare në fushën juridike, ku ka punuar rreth 11 viteve si zëvendës gjykatëse në Virginia.
“Zonja Biberaj është një prokurore e aftë duke u shëbyer qytetarëve dhe këta të fundit do të përfitonin nga një qasje e re që pasqyron shqetësimet në lidhje me tejkalimin e krimit, tejkalimin dhe pabarazitë racore. Zonja Biberaj, e ka praktikuar ligjin në Loudoun për më shumë se 25 vjet dhe ka shërbyer si gjyqtare zëvendësuese në gjykatën e qarkut, prandaj e njeh mirë qarkun”, shkruan The Washington Post.
Zgjedhjet për këtë post do të zhvillohen në datën 5 nëntor.