Sipas studiuesve në Qendrën Mjekësore të Universitetit Rush në Çikago, të konsumosh një tas sallatë në ditë ndihmon për të mbajtur kujtesën tonë të re.
Për një periudhë mesatare prej 4.7 vjetësh, shkencëtarët përfshinë 960 njerëz me një moshë mesatare 81 vjeç, pa probleme të demencës, të cilëve iu kërkua të hanin tri perime çdo ditë: marule, lakër dhe spinaq.
960 njerëz të përfshirë u monitoruan çdo vit dhe u zbulua se të moshuarit që konsumonin të paktën një pjesë të sallatës në ditë kishin më pak probleme në kujtesë dhe një rritje të konsiderueshme në aftësitë njohëse krahasuar me ata që nuk i përdorën ato.
Në këtë drejtim, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se ata që konsumojnë perime çdo ditë e gjejnë veten duke pasur një tru 11 vjet më të rinj se mesatarja