Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftuar se sot në Komunën e Kamenicës ka rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe një person, tre të tjerë janë shëruar ndërsa një qytetar ka humbur jetën.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati ka ngushëlluar familjen e qytetarit që ka humbur mbrëmë jetën, si dhe ka lutur qytetarët për kujdes të shtuar.
“Fatkeqësisht edhe një qytetar yni 54 vjeç mbrëmë ka humbur betejën me #COVID19, kurse kemi një (1) rast të ri të identifikuar me këtë virus dhe tre (3) të shëruar plotësisht. Nga ky virus, nëntë qytetarë nga komuna jonë kanë humbur jetën! Ju lutem kujdesuni maksimalisht për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje. Ngushëllime të sinqerta familjes!”, tha Kastrati
Lusim të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë t’i respektojnë masat dhe rregullat e institucioneve përgjegjëse.
Bilanci me COVID-19 në komunën tonë:
-114 raste të identifikuara
– 81 të shëruar plotësisht;
– 24 raste aktive;
– 9 të vdekur
Mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart!