DYLON

MTI-ja heq nga tregu produktin “Peçko Pivo”

MTI-ja heq nga tregu produktin “Peçko Pivo”
Avatar photo Redaksia

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka kërkuar nga Inspektorati i Tregut, që krahas zbatimit të vendimeve të Qeverisë për masat anti-Covid, të luftohet ekonomia informale dhe të mbrohet konsumatori.

Në kuadër të kësaj dhe eliminimit të praktikave të padrejta tregtare, Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka ndaluar shitjen e produktit me emërtimin “Peçko Pivo”.

Inspektorati pas informatave që ka marrë ka dalë të terren ku ka hasur me një produkt me emërtimin “Peçko Pivo”. Subjekti afarist nuk ka pasur faturë të furnizimit, respektivisht, prejardhjen e produktit në fjalë.

EkoHigjiena

Në pajtim me ligjet në fuqi, Inspektorati i Tregut i ka shqiptuar gjobë materiale dhe ka konfiskuar sasinë e produktit në treg.

Ministri Krasniqi në vazhdimësi ka treguar vendosmërinë e tij në përkrahje të bizneseve, prodhimeve vendore dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.