Një lugë vaj ulliri çdo mëngjes zgjon shëndetin në organizëm, i dhuron trupit energji, ndërsa forcon imunitetin dhe sigurisht mirëqenien.
Sipas të studimeve, konsumimi i një luge me vaj ulliri esëll në mëngjes ofron benefite të qënësishme për një organizëm të fuqishëm përgjatë gjithë ditës.
Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht vaj ulliri janë më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskolare, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, atakun kardiak dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.
Vlerat ushqyese brenda një luge të vetme me vaj ulliri
Një lugë gjelle vaji ulliri përmban 120 kalori, 14 gramë yndyrë dhe aspak kolesterol. Rreth 77% e yndyrës së vajit të ullirit është (mono) e pangopur dhe 9% është (poli) e ngopur.
Ndërsa 14% është vaj i ngopur me prejardhje nga perimet. Vaji i ullirit i virgjër përmban antioksidantë beta-karroten dhe vitaminë E. Gjithashtu përmban edhe përbërës fenolik si tyrosol dhe hidroksityrosol.
Por çfarë e bën vajin e ullirit më të mirë se vajrat e tjerë?
Vaji i ullirit lidhet me numrin e ulët të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskolare në vendet që e konsumojnë krahasuar me ato që nuk e përdorin. Studiuesit kanë zbuluar se vaji i ullirit i virgjër e mbron trupin ndaj zhvillimit të qelizave të dëmshme.