Autoritetet malazeze zyrtarizuan gjuhën shqipe në të gjitha komunat ku ato përbëjnë 5 %, të popullsisë. Absurdi është që autoritetet e Serbisë nuk zyrtarizojnë plotësisht Gjuhën shqipe ende në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Refik Hasani
Absurdi i llojit të vetë është që autoritetet maqedone nuk zyrtarizojnë gjuhën shqipe ende në gjithë territorin administrativ të Maqedonisë që përbënë mbi 50% të popullsisë.
Kurse,sa i përket lejimit të përdorimit të Gjuhës shqipe nëpër shkolla të vendbanimeve e lokalitete të krahinës së Çamërisë që padrejtësisht është mbetur nën administrimin e Greqisë as që mundë të flasim për zyrtarizim.
Maqedonia, Serbia dhe Greqia vazhdojnë t’i diskriminojnë shqiptarët edhe në kuptimin e përdorimit dhe zyrtarizimit në nivel lokal dhe qendror deri sa Mali i Zi dhe Kosova, tani si duket i kanë zgjidhur këto çështje edhe në kuptimin e zbatimit praktik të zyrtarizimit të nivelit lokal dhe qendror.