Me rastin e promovimit të këtij libri, që është quajtur edhe si gazetë zyrtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit, zëdhënësi i komunës Shefik Surdulli në një vështrim të tij për këtë, ka thënë se kjo vepër plotëson një boshllëk të informimit, të njohjes me letrat, respektivisht vendimet dhe rregulloret që nxjerr institucioni më i lartë i Komunës – Kuvendi Komunal.
“Përmes kësaj përmbledhjeje, qytetarit po i ofrohet mundësia të prek sadopak punën dhe angazhimin e të zgjedhurve të tij – anëtarëve të Kuvendit të Komunës. Po i ofrohet mundësia të shoh cilët janë 35 vendimet dhe çfarë thonë këto vendime”, ka thënë Surdulli.
Sipas tij, të gjitha këto informata në një vend janë dëshmi e punës së Institucioneve komunale, dëshmi e përkushtimit dhe e transparencës së këtyre institucioneve karshi qytetarëve të Komunës, respektivisht karshi njerëzve nga të cilët kanë marrë besimin për qeverisje.
Ndërsa Izmi Zeka, kryesues i Kuvendit Komunal, botuese e këtij libri ka thënë se qëllimi ka qenë që të jenë sa më transparent me publikun dhe këtë po e bëjmë në mënyra të ndryshme përfshirë edhe këtë përmbledhje të vendimeve e rregulloreve.
Zeka, që ishte njëri nga iniciatorët për nxjerrjen e kësaj përmbledhje, tha se për këtë periudhë, ka parë të arsyeshme të nxjerrim këto vendime dhe rregullore, për t’i dhënë mundësi qytetarit të shoh se çka po bën kuvendi, çka po vendoset aty për qytetarët.
Ai tha se janë mbi 35 vendim të KK-së në gjashtë muajt e parë të këtij viti dhe shumë rregullore të nxjerra gjatë kësaj kohe nga kuvendarët, të cilat tash publiku i ka në dorë dhe di për zhvillimet në komunë.
Zeka falënderoi opozitën e cila, siç tha ai, ka qenë konstruktive, duke e bërë KK të Gjilanit një nga Kuvendet më të suksesshme. “Opozita me vërejtjet dhe propozimet e saja, i ka kontribuar mbarëvajtjes së punës së KK-së dhe zhvillimeve në komunë përgjithësisht” tha Zeka.
Ai ka inkurajuar qytetarët të bëhen pjesë e vendimmarrjes duke theksuar se institucionet janë të qytetarëve dhe për qytetarët.
Edhe Omer Daku, nënkryetar i komunës ka thënë se botimi i këtij libri është një ngjarje e rëndësishme që ju dedikohet qytetarëve të cilët edhe më shumë po njihen me punën e KK të Gjilanit.
Arben Mehmeti nga partia opozitare LDK, ka vlerësuar këtë punë duke thënë se kjo formë e punës ku bëhen publike në një publikim të gjitha vendimet dhe rregulloret e nxjerrë nga KK-ja, është në interes të qytetarëve.
Mehmeti ka thënë se kjo është një formë emirë e komunikimit me qytetarë dhe se me ktë ka filluar diçka e mirë, për tu njoftuar opinionin me rregulloret dhe vendimet që i merr KK-ja.
Edhe Sokol Haziri nënkryetar i AAK-së ka thënë publikimi i këtij libri , që sipas tij mund të quhet edhe gazetë zyrtare e KK-së së Gjilanit, shton transparencën dhe se herëve të tjera do të ishte mirë që krahas vendime të KK-së në të të përfshihen edhe vendimet që i merr kreu komunal i Gjilanit. /2lonline/