Një delegacion i Këshillit të Evropës, vizitoi gjatë ditës së sotme Institutin e Psikiatrisë Forenzike (IPF) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku është bërë prezantimi projektit nga IPF, projekt i fituar në nivel te Institucioneve kredibile në Kosovë, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Gjatë takimit që patën me Shpend Haxhibeqirin, drejtor i këtij institucioni dhe stafin përgjegjës, theks i veçantë i ‘u kushtua bashkëpunimit dhe nevojave të Institucionit të IPF.
Në bashkëbisedim u diskutua edhe për përgjegjësitë institucionale, masat dhe veprimet të cilat duhet të ndërmerren në mënyrë specifike, të cilat do përfshihen në aktivitetet e projektit. Në veçanti legjislacioni dhe përmirësimi i gjendjes së pacientëve të cilët janë të privuar nga liria, përfshirë -trajnimet, hulumtimet, kapacitetet profesionale, për punonjësit e Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.
Drejtori i IPFK-së, falënderoi Këshillin e Evropës për bashkëpunim dhe angazhim te projektit në fjalë, me qëllim të ngritjeve të kapaciteteve profesionale, për të mirën e pacienteve dhe Institucionit në përgjithësi. /2LONLINE/