Shkruan: Femi Halimi
Muharrem Elezi, një zotëri i moçëm e i ri në botime, në tri vitet e fundit botoi rend tri vëllime me tregime, ku vëllimi i parë ceket më shumë si Përmbledhje, kurse dy të tjerët konsiderohen romane të mirëfilltë –edhe atë të tipit të romanit klasik. Kjo është një risi dhe një befasi për mirë, mu në këtë kohë të mugët ku edhe libri ka humbë mu si njeriu në peshë.
Ishte Përmbledhja me Tregime botimi i parë më 2021, befasi përnjëherë, me depërtimin në fushën e letërsisë me shkrime të gjëra e serioze përnjëherë e me trimëri prej krijuesi të vendosur. Në këtë kohë pa kurrfarë përkrahjeje nga askush, është mrekulli që dikush të mund të ngritet në botim e të kryej punët me forca e mundësi të vetat.
Në kohë të socializmit një botim e ngritëte në karierë autorin, dy botime e bënin të depërtonte në qendër të opinionit të pushtetarëve, kurse tri botime i siguronin automatikisht banesë, veturë e favore tjera plot përreth! Ishte kënaqësi kur të ndihmonte pushteti me partinë. Edhe tani kush ka pozitë në krye të një partie ka mundësi botimi njësoj, mirëpo nuk ka efekt më si ka pasur ato kohë të pushtetit të diktaturës! Tani të fuqishmit botojnë njësoj me mundësi pakufi, me luks marramendës të lustrimit të koopertinave e me letër superiore, porse vlera e librit është në artin e shkrimit dhe të tregimit. Këto mundësi por pak ka që i kanë tani, sepse pjesa e shumtë e botuesve tani këtë e bëjnë me buxhet të vet, e që kjo ka të bën edhe me autorin e këtij recensimi.
Tri libra brilante, tri tekste të renditur në roman klasik, me rrëfim të renduar fillim e mbarim në njësitë e një stil, me nerva e durim të rrallë për këtë kohë, edhe për shkruesit –edhe për lexuesit e me nëntituj për lehtësim e pushi! Përmbledhja me Tregime “Ajo” erdhi e para në jetë, për të pasuar mandej pas një viti “Zyla”, e për të vazhduar edhe më fuqishëm me “Të Arratisurën” më 2023. – Tri vepra, me tirazh të bollshëm e me plotësim të duhur në çdo aspekt për minimumin e nevojshëm për një libër roman. Kjo në të vërtetë tregon edhe ngritjen sociale e kombëtare tek ne, pasise vetvetiu romani arrin pasi të ngritet edhe kombi në një rend social më lart.
Burgosja e profesorit dhe vdekja e tij tenjëri nga librat, si dhe arrestimi i djalit të tij për armë dhe përsdytja e shpejtë e rrugës së prindit në fatkeqësi, shumë shpejt na e tregojnë mënyrën e rrëfimit të autorit dhe patosin e nisjes së rrëfimit të gjatë romanesk udhëhequr nga një primat para krijimit, e që është hulumtim në gjetjen e shkasit të fatkeqësisë së njerëzve të kombit tonë.
Ishte parimi i politikës së pushtetit të huaj, se për të qenë serbët mirë duhej që shqiptarët të ishin keq, sepse nuk kishte mundësi sipas tyre që të ishin mirë të dy palët e të jetonin bashkë në të njëjtin vend. Atë edukatë e solli në qarqet serbe para afro dyqind vjetëve një Zako çek nga Polonia, që ishte në Londër me veprimtari politike disidente e kriminale ndaj perëndimit e që ndihmoi edhe qarqet serbe në hartimin e Projektit Plan –“Naçertanie” edhe kundër shqiptarëve, e mandej edhe kundër hungarezëve, e po me të edhe kundër boshnjakëve e kroatëve, e gjithë tjerëve rend.
Me këtë edhe në fushën e letërsisë personazhet dhe rrëfimet medoemos tregojnë shkaqet e humbjeve e ngecjeve, tragjedive e fatkeqësive, si dhe migrimit të përhershëm të shqiptarëve. Për shtatdhjetë vjet këndej nuk arrihen as pesë milionë, e andej përreth deti më pak se tre milionë! Në këtë ndikojnë me të gjitha parametrat fqinjët, Serbia e Greqia, e mandej edhe të tjerët. Në këtë mandej ka edhe faktorë tjerë anësoreë dhe përkrahës tjerë në këtë të keqe, që vjen nga shumë europianë e të tjerë në përkrahje e me viktimizim nga fqinjët kundër kombit tonë. Për këtë edhe personazhet në letërsi, e në filma, e drama tani vonë, janë të rëndë, tragjikë e të ngatërruar, sa vështirë të kufizohen nëmes vete me fatkeqësitë që janë përcjellëse të gjithë jetës shqiptare.
Unë kështu desha të përmendi anën tjetër të patosit krijues që korespondon me frymën rrëfimtare të autorit. Autori, duke mjeshtruar rrjedhën e bisedave –dialogjeve nëmes personazheve në kaos të vazhdueshëm në çdo rrethanë, e përceptoi në temë mbi temë shkakun e burimit të fatkeqësive kështu tek njeriu shqiptar i këtij nënqielli, e identifikoi shkaktuesin dhe e tregoi udhën e mundshme të nxjerrjes nga fatkeqësia.
Nëse nuk njihet shkaku, kot shkruhet e krijohet.
Më parë ishte në shkollë temë mësimore vlera ideoartistike dhe motivi i drejtë edukativ e arsimues në një vepër letrare, mandej edhe elementet kombëtare sipas mundësive a delegimit politik të regjimeve. Tani një autor në thellësi i hulumton shkaqet njerëzore e sociale –politike të dramave e thyerjeve të jetëve njerëzore në kohën tonë dhe i studion ato, me përgjegjësi e seriozitet pa frikë se do të ndiqet e persekutohet për fjalën e lirë dhe lirinë e tij krijuese.
Nga një vështrim tjetër mandej, përveç faktorit kryesor të gjendjes së përhershme të popullit tonë në kaos, në librat hetohet edhe kritika ndaj injorancës e mungesës së edukimit e arsimimit në popull si duhet e sa duhet, për mosangazhimin e familjarëve në edukim, në përkrahje e në ndihmë njerëzve të vet në kriza të rënda, si dhe në tragjikën që ka shkaqet deri banale në mesin tonë, ku nuk trajtohen ende të këqijat që ndodhin si duhet, por gjykohen dhe mbulohen me injorancë, se mbase edhe është e shkruar kështu të ndodhë, kjo që ndodhë, -apo se mashkujt kanë të drejtë edhe të bëjnë keq e të mos përgjegjen.
Te “Zyla” kemi injorancën e gjithë mesit në tre dimenzionet ndaj njeriut që bie e nuk mund të ngritet vetë, përderisa nuk ndihmon kush kurrë; tek “E Arratisura” ikjen e njeriut tonë jashtë në botë, pasise nuk ka asnjë mundësi për mbijetesë prej kurrkah, e tjera…Sigurisht se autori ka prekë thellë pasojat e injorancës dhe izolimit të njerëzve në mesin tonë deri në pleqëri e deri në vdekje, pa dalë kush të ndihmon e të çliron të tillët nga fatkeqësia. Kërkimi pas çlirimit dhe shpëtimit me këtë kapërcen mitin e mbijetesës dhe në përmasa kosmike dhe kërkon prej njeriut që të gjen vetë rrugën mu si Prometheu deri tek çlirimi e tek çliruesi, -dhe ky akt i tretë i krijimit duhet të hidhet në vazhdim në krijimin romansek të autorit, që tregimi të jetë në udhëzimin rrëfyes të vetin për lexuesin.
Lufta për arsimim e emancipim të femrës është edhe luftë e kombit për të qenë, pasise femra e bën kombin, e ngjallë vazhdimisht, e përtrin jetën dhe mba familjen e shtëpinë. Nga femra shihet edhe niveli injë kombi e familjeje, që nuk i iku autorit në vështrim artistik, por mu këtë nevojë shtjellimi në tregime e hodhi të parën në vlerë!…
Këto tri libra kështu për tri vjet përnjëherë të autorit zotëri Muharrem Elezit befasuan opinionin lexues për mirë e për angazhimin kaq serioz e me përgjegjësi në fushën e shkrimit të librit të ri te ne, duke ngritur lart kërkesën për këta libra këto, mu në këtë kohë kur interesimi për librin kanë rënë përtokë!
Angazhimi kështu në dorë të parë i autorit në këta tre libra rend për tre vjet rresht, në shprushjen e jetëve të njerëzve përrethe e më gjërë, për mundimet e tyre, hallet, vuajtjet, lufta për mbijetesë, përballjet e rënda me mbijetesë e humbjet heroike në luftë për shpëtimin e jetës, -tregojnë një angazhim me përgjegjësi të autorit në shkrim dhe në vendosmërinë e tij për të bërë librin e vërtetë, e jo pasqyra familjare e të mëhallave, e në vrap pas eurove në çdo mënyrë, për botimin me lypësi që po bëhet me shumicë tani dhe nga autorë e shkrues që nuk dijnë të as të shkruajnë, -e që për kohë të gjatë për pasojë e ka rrëxuar librin përtokë të shumtën, kurse me librin ra edhe Shtypi Ditor dhe u shua plotësisht tanimë do kohë, e që kush as nuk e përmendë më as këtë. Tani kush na i ndali libriat e shtypin?…
Tek Erih From kemi Arratisjen nga Liria, absurdin e arratisjes së vetë Fromit nga Gjermania banor e qytetar gjerman që ishte vetë, mirëpo sepse ishte edhe hebre dhe më 1933 kur Partia Naziste erdhi në pushtet, një kolegë e këshilloi të ikte menjëherë sepse ishte hebre e se ndaj hebrejve do të niste ndjekja e shfarosja. Ashtu Fromi më 1933 iku në Zvicër, po në fillim të vitit 1934 u arratias krejt prej Europe, -shkoi në SHBA, në liri e në jetë me shumë suksese, -mirëpo vetë titulli i librit të tij “Arratisja nga liria” mbeti absurd pasise ai arratisjen e kuptoi – ikjen e tij nga Gjermania e jetës së këndshme të tij, -e ku nuk e kuptuan se ai ishte njëmend një gjerman i vërtetë, -e marrëzi tjera të tija!…
Shkaku i arratisjes ë njeriut prej mesit dhe ikja në botë ka një detyrim të rëndë dhe akuzon ata që shkaktojnë arritisjen, përndryshe çdo kijesë njerëzore aq shumë e don dritën e kësaj botë, sa don të jeton edhe pas vdekjes në këtë botë, përjetësisht!…
Teknika e shkrimit dhe besnikëria janë për fund përshkues vlerash nëpër gjithë tekstet e këtij asutori. Me këtë dua të përmendi detyrimin e çdo krijuesi e botuesi tanimë për të vërtetuar shkrimet e botimet e veta e për të treguar publikisht se vetë i ka shkruar gjithë ato që boton, e jo duke marrë shkrime e botime të huaja këtu e jashtë nëpër botë. Kjo sepse tanimë vështirë është të gjendet një autor që shkruan vetë sa e si din e mundet, por që shumicqa dërmuese marrin shkrimete tjerëve këtu e këndej, si dhe i përkthejnë shkrimet e botimet e nxjerrur nga Interneti. Kështu është tani edhe në gjithë botën dhe ka raste në botë kur një autor i më se pesëdhjetë botimeve nuk e ka asnjë të vetin por që të gjithë i ka marrë prej tjetërkujtë, me vjedhje në vetë gjuhën e tij apo me përkthim të shkrimeve të autorëve nëpër botë. Mundësia e kontrollimit dhe ndalimit të –jo plagjiateve por marrjes komplete të botimeve të dikujtë dhe të botimit në emër të vet nga një person i dytë a i tretë nëpër botë ka marrë përmasa virale të pa matura e të panjohura në gjërësi e madhësi kriminale mdërkombëtare.
Mu nga ky pozicion, tek zotëri Muharrem Elezi shohim lehtë përmes stilit dhe rrëfimit të rëndomtë të brendshëm se vërrtetë edhe nuk ka se si merret prej tjetërkujtë diçka -sepse nuk ka nevojë, sepse ka mjaft njerëz e ngjarje për personazhe e karaktere në romanet e tija, ka pasuri rrëfimeswh të llojlloj sprovimeve e të përpjekjeve mbinjerëzore për të mbijetuar, e duke na kthyer me këtë njëherit prapa në vlerëne vërtetë të librit e të botimit. Romanet kështu me tërë mgarkesën e tyre bëhen edhe më shumë se romane, -bëhen akte historike, -mu si që ishin shkrimet e Hygos e Balzakut për popullin e vendin e Francës, -që u vlerësuan më fort se gjithë shkrimet e dokumentarët e historianëve francezë e botërorë për Francën!…
Autorit me këtë për fund i uroj sukses në vazhdim të botimeve të reja, kurse lexuesit e interesuar këto libra mund t’i gjejnë në Qendër të Qytetit tonë (Gjilanit), në tendën e drunjtë para Komunës e Teatrit, që është Shtëpi e Librit. /2LONLINE/