(2LONLINE) – Lidhur me kërkesën e PDK-së së Gjilanit që këshilltari i Kuvendit Komunal të Gjilanit Bajram Hasani, i cili ka braktisur këtë subjekt dhe ka kaluar te “Nisma për Kosovën”, ta liroj pozitën e anëtarit në Kuvendit ( shih shkrimin: PDK: Bajram lëshoje ulësen!), ka reaguar Zyra për informim e “Nisma për Kosovë” , Dega në Gjilan, duke sqaruar se “Nismës…”në Kuvendin Komunal të Gjilanit i takon më shumë se një ulëse !
“Duhet ta dini se ligji për vetëqeverisjen lokale nuk e pengon dhe as nuk e ndalon kalimin nga një subjekt politik në tjetrin. Dihet fakti se në zgjedhjet e fundit lokale listat kanë qenë të hapura dhe është votuar për kandidatin, andaj ju nuk keni të drejtë të kërkoni nga Bajram Hasani, kryetar i “Nismës për Kosovën” – Dega në Gjilan që t’ua kthejë mandatin. Nëse shkojmë më tutje, ne ju themi se në Nisëm për Kosovën kanë aderuar edhe tre kandidatë që ishin në listën për asambleistë, e këta janë: .Shpresa Jahiu, Enver Hajrullahu dhe Refik Hasani. Nëse të gjitha votat e këtyre kandidatëve së bashku bëjnë më shumë se një mandat deputeti dhe me të drejtë mund të kërkojmë përfaqësim më të gjerë dhe në komitetet e Asamblesë Komunale. PDK-ja po na jetë borxh”, thuhet në reagimin e “Nismës…” së Gjilanit derguar Portalit 2Lonline.
Më tej thuhet se “Nisma për Kosovë”, Dega në Gjilan, është dhe do të jetë e hapur për gjithë qytetarët qofshin edhe Këshilltarë Komunal. /2lonline/