Shefi i shtabit zgjedhor dhe kandidati për deputet në kuvendin e Kosovës, Mr. Sc. Isa Musliu dhe kandidatja për deputete Mr. Sc. Mimoza Kadriu pritën sot aderimet e reja në Nismën Socialdemokrate në Gjilan.
Me këtë rast, profesor Isa Musliu në vazhdën e bashkëbisedimeve me qytetarë, parashtroi objektivat dhe platformën e Nismës Socialdemokrate dhe u zotua se qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës do ta kenë një mbështetje të vazhdueshme dhe përkrahje në iniciativat për rregullimin e çështjeve për të cilat ata kanë nevojë.