Vetëvendosje: Zhegra ka vendosur krejt dhe drejt!

Vetëvendosje: Zhegra ka vendosur krejt dhe drejt!

Kandidatet për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje,  Arijeta Rexhepi dhe Arbëreshë Kryeziu Hyseni, mbajtën takim me qytetarë në fshatin Zhegër. 

Qytetarët atje na njoftuan për problemet që i përcjellin në vazhdimësi tash e 21 vite dhe treguan mobilizimin e tyre për t’i ndëshkuar ata që kanë keqqeverisur deri tash, thanë ata.

Arijeta Rexhepi mori shembull periudhën 100 ditëshe të Qeverisë Kurti dhe seriozitetin e qasjes së saj ndaj problemeve të qytetarëve në atë kohë.

Ndërsa Arbëresha Kryeziu Hyseni garantoi se në Qeverinë Kurti do të zgjidhen të gjitha problemet me të cilat preokupohen zhegranët, e që shumë prej këtyre problemeve janë bazike për një jetë normale. 

“Frymën e fitores plebishitare, si në çdo takim tjetër, e gjetëm edhe në Zhegër”, thuhet në komunikatë.

KOMENTE