(2LONLINE) – “Nisma për Kosovën” subjekt ky i themeluar nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, e që është duke u konsoliduar edhe në Gjilan, tani e tutje, do t’i dëgjohet zëri edhe në Asamblenë Komunal të kësaj komune.
Kjo, për faktin se Bajram Hasani, që ditë më parë braktisi PDK-në për të kaluar në “Nisma”, është edhe këshilltar komunal dhe se në seancën e sotme të KK-së së Gjilanit ai njoftoi kolegët e tij në Kuvend se tash e tutje do të jetë këshilltar i subjektit të ri “Nisma”, pasi që është larguar nga PDK-ja, ku ishte deri tani.
Për më tepër, nga sekretaria e Kuvendit u tha se atij për në seancën e radhës do ti ndërrohet edhe ulësja, pasi nuk do të jetë më ulur përkrahë kolegëve këshilltarë nga PDK-ja.
Me këtë kalim nga PDK në “Nisma”, PDK-ja nga tetë këshilltarë tani ka shtatë, ndërsa Kuvendin Komunal prej 35 anëtarëve e përbëjnë edhe 12 këshilltarë të LDK-së, 4 të AAK-së, 4 të Vetëvendosjes, nga një këshilltar e kanë, Partia Republikane(PR), Partia e Drejtësisë(PD), Partia Social Demokrate(PSD), Partia Demokratike Turke e Kosovës(KDTP), Lëvizja Vatra, Për Anamoravën Evropiane (ZEP), si dhe një është i pavarur /2lonline/