DYLON

EULEX-i arreston një serb të dyshuar për krime lufte

Avatar photo Redaksia

Policia e EULEX-it ka arrestuar edhe një serb sot, në veri të Kosovës. Mediet serbe nuk e japin identitetin e plotë të të arrestuarit, por raportojnë se bëhet fjalë për V.N, punëtor i Postës së Serbisë. Ndërkaq ato citojnë zëdhënësen e EULEX-it, Irina Gudeleviqin, se ai është arrestuar sipas kërkesës së një prokurori ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe se bëhet fjalë për një person që kërkohej nga policia si i dyshuar për vrasje të rëndë, përpjekje për vrasje dhe shkaktim lëndimesh të rënda trupore.

Operacioni lidhet me krimet e luftës të kryera në pjesën veriore të Mitrovicës në shkurt të vitit 2000. I arrestuari është dërguar në bazën e EULEX-it në Mitrovicë, ku do të merret në pyetje.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.