Në Gjilan është ka filluar sesioni i dytë i trajtimit të fermerëve në kuadër të projektit ndërkufitar Gjilan-Kumanovë.
Eroll Jonuzi, menaxher i projektit “Tregu i qëndrueshëm i produkteve të freskëta të farmerëve në zonën ndërkufitare”, ka njoftuar se trajnimi i farmerëve të dy komunave do të zgjas tri ditë me radhë.
“Ky program Gjilan-Kumanovë ka për qëllim që t’i bashkojë interesat e dy palëve në realizimin dhe ndërtimin e një tregu të vogël të përbashkët, duke u organizuar, trajnuar dhe ndërtuar kapacitete të përbashkëta, por edhe duke i shkëmbyer mallrat”, ka thënë Jonuzi.
Përndryshe, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar javë më parë mbi 1 milionë investime për modernizimin e Tregut të Gjelbërt.
Ky projekt financohet nga Unioni Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Unionit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me komunën e Kumanovës