Përfaqësues të Fondacionit Kosovë-Luksemburg dhe komunës së Vitisë, kanë organizuar sot një takim me Këshillat e fshatrave të kësaj komune, me të cilët është biseduar rreth hapave të ardhshëm rreth projektit “Aktivitetet e zhvillimit të komunitetit”.
Sipas drejtorit të Bujqësisë dhe Pylltarisë Veton Ademi, në këtë projekt kanë të drejtë aplikimi bashkësi të fshatrave me projekte, ndërkohë që në takimin e sotëm janë njoftuar përfaqësuesit e fshatrave rreth mënyrës së aplikimit.
Ademi ka bërë të ditur se periudha e aplikimit me projekte ka filluar që nga sot e do të përfundoj me 22 maj.
Projekti parasheh bashkëpunimin e të dyja Institucioneve për bashkëfinancim të aktiviteteve në projektin e Arsimit (Përkrahja e Iniciativave Shkollore), për aktivitetet e gjenerimit të të ardhurave dhe për aktivitete të zhvillimit të komuniteteve.