Derbi lokal i qytetit të Gjilanit mes dy skuadrave Gjilani – Drita, tashmë njihet si derbi më i zjarrtë në vend. Por, jo vetëm kaq. Ai njihet si ndër derbi më i madh lokal në Ballkan, ndërsa është në listën e 10 derbive më të mëdhenj lokal në Evropë.
E për këtë arsye, Ansi Nika, futbollist i Gjilanit ka bërë një paralele ndërmjet derbit më të madh në Kosovë dhe atij në Shqipëri ndërmjet Partizanit dhe Tiranës.
“Me plotë bindje mund të them që derbi Gjilani – Drita është më i madh se ai ndërmjet Partizanit dhe Tiranës. Këtu tifozët e ndjejnë derbin më shumë. Këtu tifozët kërkojnë për ta fituar derbin, derbi për ta është një trofe është gjithçka për ta. Dy ditë para ndeshjes tifozët “Skifterat” kanë ardhur për të na përkrahur edhe në stërvitje, teksa na kanë motivuar edhe me fjalime në dhomat e zhveshjes. Kjo në Shqipëri nuk ka ndodhur asnjëherë”, deklaroi Nika.
Për Ansi Nikën ky ishte derbi i tretë që ka zhvilluar, teksa dy herë është përjashtuar nga loja. Ai gjithashtu e kishte shijuar derbin Partizani – Tirana, teksa luante per Tiranen.