Pothuajse e kryer, Pogba drejt Realit

Pothuajse e kryer, Pogba drejt Realit

Zinedin Zidane me ardhjen e tij ka nxitur edhe më shumë interesin e Realit të Madridit për Paul Pogba. Trajneri i rikthyer i madrilenëve ka pohuar se ka simpati për kampionin e Botës.

“France Football” shkon më tej. Lajmi që ka më shumë interes është se kampioni i Botës do transferohet tek Reali i Madridit në verë dhe në Francë duket se janë të sigurt për këtë.

Gjithashtu bashkimi me Zidanin tek madrilenët do t’i siguronte yllit francez më shumë trofe dhe prestigj.

Më poshtë revista ka publikuar disa arsye se përse francezi do të shkojë në Madrid. Dëshira e tij për të fituar Topin e Artë venitet nëse Manchester United nuk kualifikohet në Champions vitin tjetër.

KOMENTE