Në Alaskë, komunitetet vendase po e gjejnë veten në epiqendër të një krize klimaterike që po kërcënon mënyrën e tyre tradicionale të jetesës.
Vendasit, bazohen mbi të gjitha tek burimet natyrore, të cilat gjithnjë e më shumë duket se po cënohen nga ngrohja globale.
Për vendasit, jeta po bëhet më e vështirë. Akujt po shkrihen dhe moti po ngrohet. Të privuar gjithnjë e më shumë nga ajo që natyra u ofronte dikur me bollëk, ata përballen tani edhe me çmime më të larta ushqimesh e karburantesh, krahasuar me pjesën tjetër të vendit, kjo edhe për shkak të largësisë.
“Njerëzit këtu varen tek burimet natyrore, tek frutat e tokës, zogjtë, peshqit. Ato janë ushqimet tona kryesore. Ne shkojmë në gjueti dhe peshkim dhe mbledhim ushqim. Nuk kemi një kulturë bujqësore, ne vazhdojmë të jemi gjahtarë”, thotë Willard Church Jr, Quinhagak.