DYLON

Reshje të dendura shiu në Japoni, evakuohen mbi 1 milion njerëz

Reshje të dendura shiu në Japoni, evakuohen mbi 1 milion njerëz
Avatar photo Elife Sherifi

Japonia urdhëroi evakuimin e mbi 1 milionë personave në ishullin Kjushu që gjendet në jug të vendit, për shkak të alarmit për përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Kjo erdhi pas reshjeve të dendura të shiut që kanë pushtuar Japoninë prej disa ditësh. Që prej të premtes ka rënë 1 mijë milimetra shi, aq sa parashikohej të binte në të gjithë muajin korrik.

Sipas raportimeve, një grua e moshuar humbi jetën pasi banesa e saj u përfshi nga rrëshqitja e dheut. Kryeministri japonez, Shinzo Abe u kërkoi banorëve që të respektojnë masat e sigurisë dhe të pranojmë evakuimin.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.