Rexhep Hasani, mjeshtër i enigmatikës, redaktor i “Horizontit”
Manifestimit Mbarëkombëtar i Kulturës “Flaka e janarit 2024”, po flakëron tutje edhe me aktivitete risi në fushën e enigmatikës-gjëzëtarisë.
– Garat mbahen me date:28 janar 2024, (e diele), ora 11:00, ne Bibliotekën e Qytetit në Gjilan.
Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” nga Gjilani dhe Redaksia e Revistës së Enigmatëve, “Horizonti”, edhe sivjet organizon Garat e Enigmatëve në zgjidhjen e Enigmave-gjëzave, ku enigmatë dhe dashamirë të enigmatikës mbarëkombëtare, do të kenë mundësi të jenë pjesë e kësaj ngjarje të veçantë nga kjo fushë specifike dhe shumë atraktive.
Garuesit-zgjidhësit e enigmave, do të kenë rastin për tu matur njohurit e tyre, duke e testuar veten, por edhe duke u argëtuar njëkohësisht, me këto lloje të enigmave-gjëzave si: fjalëkryq klasik, rebus, angram, asociacion etj.
Organizatori i kësaj gareje, ka përcaktuar edhe juritë profesionale në vlerësimin e zgjidhjes korrekte te enigmave, nga ana e garuesve.
Tri vendet e para në disiplinën, zgjidhjen e enigmave, do të shpërblehen me mirënjohje , derisa fituesi i vendit të parë (kampioni), do ti ndahet kupa tradicionale e “Flakës së Janarit 2024”. Dorëzimi i saj do të bëhet natën e fundit të këtij Manifestimi kulturorë, ku edhe do të organizohet Gala Mbrëmja, e cila përmbyllë manifestimin e sivjetmë të “Flakës së Janarit 2024”,
Përndryshe, pas garave në disiplinën, zgjidhja e enigmave, organizatori ka paraparë edhe një tryezë, ku do të debatohet për enigmatikën dhe të arriturat e saja në kohë, (enigmatika, dje, sot dhe nesër) si dhe promovimin dhe shpërndarjen falas të revistës së enigmatëve, “Horizontit”, botuar enkas për ketë manifestim dhe garë të enigmatëve. /2LONLINE/