Riad Rashiti
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, komuna e Gjilanit
Takuam zonjat e qytetit, me të cilat bashkëbiseduam për projektet të cilat ato i shohin të nevojshme e të mirëseardhura, për një jetesë të barabartë e kushte të volitshme për të gjithë pa dallim.
Së bashku, prioritizuam projektet për të cilat përzgjedhja do të bëhet gjatë muajit qershor, e projekti fitues do të subvencionohet me 30 mijë euro.
Subvencionim për krijimin e hapësirës për zhvillimin e aktiviteteve për gratë pensioniste
Rregullimi i hapësirës së jashtme te objekti i shoqatës për gratë pensioniste
Subvencionim për rehabilitimin grave në karrocë dhe me mjete ndihmëse
Qëndrim ditor për fëmijët me nevoja të veçanta
Subvencionim për gratë e komunitetit romë përmes zhvillimit dhe aftësimit profesional.
Falënderoj përzemërsisht të gjitha gratë dhe vajzat për pjesëmarrjen aktive. /2LONLINE/