Riad Rashiti
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, komuna e Gjilanit
Në vazhdën e procesit të buxhetimit komunal me pjesëmarrje, sonte diskutuam bashkë me banorët e fshatit Bresalc të Komunës sonë.
Këto bashkëbisedime ne i konsiderojmë të nevojshme e të rëndësishme, sepse me prioritet trajtohen kërkesat dhe nevojat e banorëve, e të cilat vijnë si rezultat i aktiviteteve të përditshme ditore.
Nga 16 propozimet dhe kërkesat e parashtruara nga banorët, u selektuan 5 propozime si vijojnë më poshtë:
1. Kënd i lojërave për fëmijë, apo minipark tek lagjia Xhamia
2. Minipark te ish shtëpia e Kulturës
3. Ndriçim nëpër lagje aty ku mungon
4. Investimet shtesë në fushën e sportit
5. Ri-destinimi i objektit të postës për çerdhe të fëmijëve
Ky prioritizim idesh, finalizimin e saj do ta merr gjatë muajit qershor më datë 11, ora 16:00, ku banorët e fshatit do të vendosin përmes procesit të votimit.