Kosova ballafaqohet me problemin e posedimit ilegal të Armëve të Vogla dhe të lehta kryesisht si vend i cili ka dalë nga lufta dhe kjo ka bërë që në duart e qytetarëve të mbetët një numër i madh i AVL-ve.
Izmi Zeka
Hulumtimet ndërkombëtare kane nxjerrë si rezultat që në Kosovë gjinden një numër në mes te 240000 dhe 260000 AVL. Ky numër është ulur për rreth 10000 Armë të Vogla dhe të lehta gjatë viteve te kaluara si rezultat i masave qe janë marre nga institucionet, siç janë miratimi i bazës ligjore për armë si dhe konfiskimet e rregullta qe behën nga Policia e Kosovës.
Gjithsesi edhe numri i AVL-ve në posedim ilegal që i referohen hulumtimet është i madh dhe procesi i legalizimit është dizajnuar si i tillë që të ndikojë në uljen e këtij numri të AVL-ve . Ne kemi përgatitur dhe dërguar për miratim ligjin për legalizim dhe dorëzim vullnetare duke u bazuar ne trendët e shteteve te rajonit si dhe kërkesat e vazhdueshme nga qytetarët të cilët kanë kërkuar krijimin e mundësisë që të legalizojnë armët që i kanë në posedim duke mos u ndëshkuar për to. Gjithashtu ky proces është kërkuar nga shoqëria civile si dhe ekspertët e sigurisë si domosdoshmëri për të ndikuar në uljen e numrit të AVL –ve në posedim ilegal.
Procesi i legalizimit të AVL-së është një mundësi e mirë për poseduesit e AVL-ve ilegale sepse siguron ata që nëse kanë armë dhe dëshirojnë ti mbajnë ti regjistrojnë ato sipas kërkesës ligjore duke mos pasur frikën se mund të ndëshkohen për to dhe ju bëjmë thirrje që të shfrytëzojnë këtë mundësi ligjore për të legalizuar armët e tyre.
Gjithashtu ky proces do të ndikoj edhe në përmirësimin e imazhit të vendit tonë, sepse ne kemi një numër të vogël të armëve të regjistruara krahasuar me numrin e AVL-ve ilegale i cili del si rezultat i hulumtimeve të kryera. Pra nga legalizimi përfitojnë të dy palët dhe si rezultat final ne do të kemi një vend dhe mjedis më të sigurt për të jetuar.
Duke qene se procesi i legalizimit po ndodh për here të parë në Kosovë ne kërkojmë mirëkuptim nga qytetaret për pengesat e mundshme teknike qe mund te ndodhin, duke siguruar që ne do të angazhohemi maksimalisht që ky proces te zhvillohet sa më mire që është e mundur.
Siç jeni në dijeni vendimi për legalizimin e AVL –ve tani më është nxjerre nga MPB –ja dhe periudha e legalizimit fillon nga data nga sot më 17 Dhjetor 2018 dhe do te jetë në fuqi për 6 muaj. Ne konsiderojmë qe kjo periudhë është e mjaftueshme që qytetarët tanë të legalizojnë armët e tyre dhe gjatë kësaj kohe ne do te shpërndajmë në mënyrë të vazhdueshme informatat e nevojshme në lidhje me procedurat që duhen ndjekur nga qytetarët për të realizuar këtë të drejtë ligjore.
Në parim procedurat janë të thjeshta dhe krejt çka duhet të bëjë një qytetar i cili posedon një armë dhe dëshiron ta legalizoje atë është që duhet te lajmërohet tek zyrtari policor ne stacionin më të afërt të Policisë dhe aty do të marrë të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me procedurat qe duhet ndjekur për te legalizuar armën qe e ka në posedim. Përveç kësaj ne si MPB do te jemi te gatshëm që të asistojmë në çdo kohë që paraqitet nevoja për te lehtësuar këtë proces.