Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës njofton se nga sot priten vranësira dhe reshje shiu. Nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve.
Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.