Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot mund të vaksinohen dhe të caktojnë termine përmes platformës e-Kosova edhe kategoria e qytetarëve të moshës mbi 40 vjeç.
Përmes një njoftimi për media, MSH-ja ka bërë të ditur se në të njëjtën kohë termine mund të caktojnë edhe kategoritë të cilat më herët janë përfshirë në procesin e vaksinimit kundër.
“Në të njëjtën kohë termine mund të caktojnë edhe kategoritë të cilat më herët janë përfshirë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 si: Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe (me dëshmi mjekësore);Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit”, është thënë në njoftimin e MSH-së.
Ministria ka tërheqë vërejtjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket. /2LONLINE.com/