• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Viti

Vazhdojnë diskutimet publike lidhur me PZHK-në

Redaksia 2LONLINE 7 Korrik, 2021 3 min
 Vazhdojnë diskutimet publike lidhur me PZHK-në

Komuna e Vitisë ka mbajtur dy diskutimet publike lidhur me PZHK-në njëra me banorët e fshatrave Sllatinë të Epërme, Sllatinë të Ulët, Sadovinë e Muhaxherëve dhe Tërsetnik dhe tjetra me banorët e fshatrave Sadovinë e Jerlive, Vërban dhe Remnik i ri

Zv/kryetari I Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ajet Sallahu kanë vazhduar që bashkërisht me përfaqësues të UBT-së të vizitojnë qytetarët e komunës së Vitisë në lokalitet e tyre për të marrë mendimet e tyre rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të komunës së Vitisë.

Ata kanë mbajtur një takim të përbashkët me banorët e fshatrave: Sllatinë të Epërme, Sllatinë të Ulët, Sadovinë e Muhaxherëve dhe Trestenik.

Ndërkaq diskutimi tjetër është mbajtur me banorët e lokaliteteve Sadovinë e Jerlive, Vërban dhe Remnik i ri. Gjatë këtij takimi pos që është bërë prezantimi i këtij dokumenti ata kanë diskutuar me banorët edhe për rëndësinë që ka ky dokument për secilin lokalitet dhe sektorë të ndryshëm.

 Përndryshe këto takime po mbahen me qëllim të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, si dokument strategjik multi-sektorial i cili përcakton caqet afatgjata të zhvillimit ekonomik, social dhe hapësinor për 8 vitet e ardhshme në këtë komunë.

Kurse drejtori Sallahu bënë me dije se diskutime të tilla pritet të mbahen edhe gjatë ditës së mërkurë me banorët e qytetit të Vitisë, Beguncë, Binçës, Ramnishtës, Buzovikut, Lubishtës, Shushtë, Potgorcë dhe Debelldeh në sallën e Kuvendit Komunal prej orës 14:00.

Ndërkaq prej orës 16 00 në Stubëll të Epërme do të mbahet takimi i njetë por me banorët e këtij lokaliteti si dhe të lokaliteteve Letinicë dhe fshatrave për rreth.

Ai iu bënë thirrje qytetarëve që të jenë pjesë të këtyre diskutimeve pasi që po flitet për një dokument që është në interes të veçantë për drejtimet e zhvillimit të kësaj komune dhe secilit lokalitet të saj. /2LONLINE.com/

Etiketa:diskutimet publike Komuna e Vitisë Kornizës së Zhvillimit Hapësinor
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

MASHTI: Janë duke u bërë përgatitjet e duhura që viti i ri

11 Gusht, 2022
Gjykatë/Prokurori

Kërkohet Masa e Paraburgimit për 22-vjeçaren nga Gjilani

11 Gusht, 2022
Sport

FC Ballkani sonte luan ndeshjen e kthimit, shpreson në kualifikim tutje

11 Gusht, 2022
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hodonoc

11 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Komuna e Vitisë dhe Policia e Kosovës me fushatë vetëdijesimi kundër zjarreve dhe prerjeve ilegale të pyjeve

2 Gusht, 2022

Komuna e Vitisë dhe MCC amerikane po investojnë në dy objekte banesore për efiçiencë në energji

27 Korrik, 2022

Komuna e Vitisë arrin realizimin e të hyrave vetanake 92.42% për periudhën janar- qershor 2022

19 Korrik, 2022

Komuna e Vitisë me thirrje publike për mobilizim në parandalimin e zjarreve

19 Korrik, 2022

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

30 Qershor, 2022

Komuna e Vitisë përkujton dëshmorin Rashit Mustafa – Komandant “Karadaku”

10 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com