Nesër fillon matje verore e kohës. Kështu, të dielën e 30 marsit, në orën 2:00 , akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta para duke e çuar orën në 3:00. Ora verore zgjat deri në të dielën e fundit të tetorit, atëherë kur edhe fillon matje dimoërore e kohës.
Ideja për ndryshimin e orës u hodh nga Benjamin Franklin me qëllimin e ruajtjes së energjisë. Ndryshimi i orës ka filluar së aplikuari që nga viti 1916 në vendet e Evropës veriore, ndërsa nga atëherë këtë e kanë pranuar rreth 70 vende të botës.