DYLON

PSG, 48 milion euro për Januzajn

Avatar photo Redaksia

Paris Saint-Germain po insiston ta transferoj Adnan Januzajn. Klubi parisien është i gatshëm të shpenzoj 48 milionë euro për talentin e Manchester Unitedit.

Paris Saint-Germain nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Adnan Januzaj. Kampioni i Francës është i gatshëm t’i shpenzoj 48 milion euro për talentin e Manchester Unitedit, raporton Football Direct News, të cilës I referohet Portalb.

EkoHigjiena

Thuhet se pronari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi do të mundohet ta josh Januzajn, gjatë afatit kalimtar të verës, duke e shfrytëzuar formën e dobët të Manchester Unitedit.

Kurse, ekipi francez gjatë afatit kalimtar të janarit kishte ofruar 15 milionë funte për talentin kosovar. Por, kjo ofertë ishte refuzuar menjëherë nga ‘Djajtë e Kuqë’.

Por, PSG nuk është ekipi i vetëm që ka shfaqur interesim për Januzajn. Talentin kosovar e pëlqejnë edhe Barcelona, Real Madrid, Juventus dhe Bayern Munich. Januza, i cili këtë sezon ka shkëlqyer në Premierligë, vitin e kaluar e kishte vazhduar kontratën me Manchster Unitedin deri në vitin 2018.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.