Instituti Kombëtar i Shëndet Publik ka njoftuar se nga nëntë mostrat e marra në Komunën e Kamenicës, vetëm një prej tyre ka rezultuar pozitiv.
Personi pozitiv me COVID-19 është nga fshati Topanicë.
I pari i Komunës, Qëndron Kastrati ka kërkuar të mos krijohet panik tek qytetarët por kujdes më i shtuar.
“Nga nëntë mostra të marra sot, vetëm një prej tyre nga Topanica ka rezultuar pozitiv. Pa panik, e me kujdes të shtuar”, ka thënë Kastrati.
Deri më tani në Komunën e Kamenicës janë shënuar 26 raste, ku tre prej tyre janë shëruar.
Rri në shtëpi, kujdesu për vetën dhe familjen tënde!