Nga janari deri në shtator të këtij viti, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar 1 mijë e 910 pacientë, prej tyre 556 pacientë me COVID-19, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Brenda këtyre 9 muajve janë regjistruar 8 mijë e 584 vizita në Ambulantën e Pranimit dhe 3 mijë e 166 vizita në ambulanta specialistike.
Gjatë kësaj kohe, sipas raportit të punës, janë realizuar edhe 2 mijë e 43 konsultime, 630 eho të abdomenit dhe 387 elastografi. /2LONLINE/