/Pjesë nga fjala e Donat Ramadanit,student në Universitetin e Çikagos, gjatë një debati studentor mbi vijat e moralit të shoqërisë. Shkenca politike dhe studimet e drejtësisë/
***
- A pajtoheni që vlera morale e një veprimi varet nga qëllimi që qëndron pas saj? Kjo, a është një veprim i mirë vetëm nëse bëhet nga një vullnet i mirë? A nuk kanë fare rëndësi pasojat / rezultatet?!
- A jeni ne dakord me Kant se ne nuk meritojmë asnjë shpërblim moral për një akt, nëse e bëjmë atë për ndonjë përfitim personal?! Pse po, ose pse jo?!
Nuk mund të thuhet me saktësi se një veprim është moral nëse synimet prapa aktit nuk do te ishin plotësisht të pastra. Kjo është e thjesht për ta kuptuar sepse një veprim i prishur nga interesat personale është i pavlerë për të gjithë idenë e “vullnetit të mirë”. Megjithatë pajtohem se një akt mund të trajtohet si “i mirë” në qoftë se të dyja palët përfitojnë.
Kjo më shtyn të sugjeroj që ne të ndajmë idenë e “vullnetit të mirë” nga një akt i mirë. Veprimi nga vullneti i mirë do të ishte të vepronte thjesht pa parashikuar shpërblim. Për të shtuar, rreth pasojave të akteve të lartpërmendura, nëse ato do te ishin të këqija, personi që ka vepruar ka një lloj përgjegjësie morale për t’u përpjekur dhe për t’u përballur me ato pasoja.
Përgjigja nuk është aq e thjeshtë se, po ose jo, për ndëshkimin dhe se si duhet të trajtohet. Ata që kryejnë veprimet, kanë një obligim moral për të lehtësuar pasojat negative të veprimeve të tyre.
Unë nuk pajtohem me filozofin Immanuel Kant sepse besoj se njerëzit që veprojnë nga një ndjenjë e përmbushjes për të përfituar vetë mund të kenë gjithashtu synime të pastra. Këta njerëz duhet të meritojnë shpërblim sepse përpos qëllimeve personale te mira, ata mund të kenë qëllime të mira po ashtu edhe për të tjerët.
Unë besoj se ne kurrë nuk duhet të presim që ndonjë shpërblim të jepet vetëm për shkak se dikush bënë një vepër të mirë. Aktet që kryen me qellim për të marr shpërblim nuk duhet të konsiderohen akte që meritojnë shpërblime të vërteta morale.
Dikush mund të argumentojë se pasuria dhe bamirësia janë shumë të lidhura me njëra tjetrën. Kjo ka për qëllim të diskreditojë njerëzit e pasur kur kryejnë vepra bamirëse duke vënë në dukje proporcionin e pasurisë që ata japin në raport me atë në të cilën ata kanë përgjithësi.
Unë mendoj se kur bëhet fjalë për dikë që jep diçka që ata kanë fituar, sasia nuk ka rëndësi sa vetë veprimi. Njerëzit shpesh flasin se si individët e pasur nuk dhurojnë sa duhet ne krahasim me pasurinë e tyre, megjithatë mendoj se kjo është e parëndësishme, pasi nuk mund të diktojmë një akt bamirësie bazuar në atë se sa ka dhënë individi.
Fokusi duhet të jetë më tepër, nëse ata dhurojnë të bëjnë mirë apo të duken bamirës.
Kur analizojmë pasojat e veprimeve dhe si ato ndikojnë në moralin, unë nuk mendoj se morali i atij që kryen aktin është në rrezik nëse pasojat dalin keq. Unë besoj se mund të jetë në pyetje morali i tyre vetëm pasi të injorojnë pasojat negative.
Një person i mirë mund të ketë me të vërtetë qëllime të mira dhe të ketë një rezultat të pafat, nëse zgjedhin të përpiqen të i përmirësojnë pasojat, mendoj se kjo është moralisht e shëndoshë.