Në Kikë të Kamenicës: Përurohet centrali i parë i energjisë me erë

Në Kikë të Kamenicës: Përurohet centrali i parë i energjisë me erë

Sot është bërë përurimi i centralit të parë me energji të erës në Komunën e Kamenicës, konkretisht në Kikë.

Kompania nga Turqia GURIS Holding ka bërë investimin më të madh të energjisë me erë në Kosovë dhe parasheh që për një vit të prodhojë afro 96 milion kWs në vit.

Ky central i cili do të sjellë dobi shtetit të Kosovës e veçanërisht Komunës së Kamenicës, përbëhet prej 9 turbinave G.E 3.6 MW, me lartësi të kullës 110 metra dhe me diametër të rotorit prej 137 metra.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin nënkryetari Faton Jakupi, përfaqësuesit e kompanisë GURIS, zëvendës kryeministri Enver Hoxhaj, ambasadorja e Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç, ministri i MMPH-së Fatmir Matoshi, deputeti Ahmet Isufi e shumë mysafirë të tjerë.

Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç tha se është shumë e kënaqur për këtë investim dhe theksoi se ky projekt do të ndikojë që në Kosovë të ketë më shumë burime të ripërtrishme të energjisë.

Ndërkaq, inxhinieri i kompanisë GURIS Idris Yamanturk tha se mburren me çdo hap që kanë bërë deri në përfundimin e këtij investimi.

Centrali i energjisë me erë ka filluar prodhimin nga data 11 tetor dhe është e hapur për operim komercial.

KOMENTE