14 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.
Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056.
Në total numri i rasteve aktive është 6.815. /2LONLINE.com/