DYLON

Presidentja Osmani ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të gazetarit e politologut Ramush Tahiri

Presidentja Osmani ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të gazetarit e politologut Ramush Tahiri
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen e gazetarit, politologut, ish- zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës në ekzil në vitet e 90-ta, z.Ramush Tahiri.

“Me veprimtarinë e tij të pandalshme, z.Tahiri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë më të re të vendit. Ai u nda nga ju për t`u lënë pas kujtimet për njeriun e mirë e profesionist! Ju do të jetoni me trashëgiminë e begatshme e të tij. Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Tahiri”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani drejtuar familjes së të ndjerit. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.