DYLON

Identifikohet kundërvajtësi në trafikun rrugor në Rajonin e Gjilanit

Identifikohet kundërvajtësi në trafikun rrugor në Rajonin e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, Policia e Kosovës  në rajonin e Gjilanit me 11 gusht 2021 ka pranuar dëshmi  lidhur me një kundërvajtje në trafik në aksin rrugor në hyrje të Vtisë.

Hashani tha se menjëherë janë marrë masat dhe veprimet policore ku kanë rezultuar me identifikimin e personit/automjetit dhe shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik ku në bazë të dëshmive shihet qartë mjeti transportues duke qarkulluar pa e siguruar ngarkesën me mbulojë adekuate duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik.

EkoHigjiena

“Falënderojmë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në trafik dhe siguri më të madhe rrugore”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.