29 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.707 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.558.528 doza të vaksinës.
Deri më sot 720.378 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.958 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317.
Në total numri i rasteve aktive është 431. /2LONLINE.com/