DYLON

Policia vazhdon aktivitetet aktivitete në kuadër të kampanjës vetëdijësuese kundër trafikimit me qenie njerëzore

Policia vazhdon aktivitetet aktivitete në kuadër të kampanjës vetëdijësuese kundër trafikimit me qenie njerëzore
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) gjatë kësaj jave (27 dhe 29 tetor 2021) ka vazhduar me aktivitete në kuadër të kampanjës vetëdijësuese kundër trafikimit e cila ka filluar me datën 18 tetor 2021, nën moton “Mos HESHT Parandalo Trafikimin me Njerëz”.

Zyrtarët e DHTQNJ-së në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit Shkencës Teknologjis dhe Inovacionit (MASHTI) dhe në mbështetje të zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, si dhe prezencën e zyrtarëve nga Qendra për punë sociale (QPS), ka mbajtur aktivitete vetëdijësuese për nxënësit e shkollave fillore në komunën e Fushë Kosovës dhe Lipjanit.

EkoHigjiena

Gjatë këtyre aktiviteteve janë shpërndarë edhe materiale sensibilizuese (fletore, lapsa, qanta etj) me qëllim të parandalimit dhe ngritjen e bashkëpunimit kundër trafikimit me njerëz. Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin dhe anagzhimin e saj në parandalimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë edhe parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.