27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës.
Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.
Në total numri i rasteve aktive është 3.605. /2LONLINE.com/