“Qëllimi im ishte të promovoj vlerën e demokracisë së brendshme të PDK-së për shprehjen e lirë të mendimit (dhe votimit) pa frikën e mundësisë së ndëshkimit të atyre që mendojnë ndryshe nga Kryetari”.
Kështu ka shkruar, ndër tjerash, në profilin e tij në facebook, Gani Neziri, anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, pas reagimit të kryetarit të PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafës (shih shkrimin: Kur çoroditja të hyn në gjak, të duket që Bota t’ka hak!) ndaj qëndrimit të Nezirit për një çështje të caktuar (shih shkrimin: Qëndrimi i pavarur i tyre i bënë nder PDK-së!), transmeton 2LONLINE.com
Ja postim i plotë i Nezirit:
Shpreh “keqardhjen” time për shqetësimin politik (histerik) që i kam sjellur Kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan (tani i suspenduar përkohësisht).
Në fakt, ky nuk ishte qëllimi im. Absolutisht nuk ishte qëllimi im!
Qëllimi im ishte të promovoj vlerën e demokracisë së brendshme të PDK-së për shprehjen e lirë të mendimit (dhe votimit) pa frikën e mundësisë së ndëshkimit të atyre që mendojnë ndryshe nga Kryetari.
Nuk më shkoj mendja se vet Kryetari do të ngutet dhe ta demantoj këtë liri të brendshme të PDK-së (nëse eventualisht nuk është qëllimi i tij i fundit!).
Po presim dhe të shohim se ç’do të na sjellin ditët në vijim!
G.N.
Përndryshe, këtij postimi i ka reaguar edhe vet Mustafa:
Qemajl Mustafa: Ne funksion te diskutimit demokratik (siç po thua ti z. Gani Neziri) po i shkruaj nja dy rreshta pavaresisht qe qefi jem per me diskutue me ty per keto pune eshte rreth zeros.
Ajnshtajni moti e kish pas thene: Problemet nuk mund te zgjidhen me mendesine me te cilen jane krijuar.
Dua te them shkoqitur me kete rast qe problemet ne PDK nuk mund t’i zgjidhin ata qe i kane krijuar. Demokraci nuk mund te promovojne brenda saj ata qe me aq mall e me aq pasion i festojne pervjetoret e diktatorit nga te fundit ne Evrope, Enver Hoxhes. Per fat te mire kështu eshte.