DYLON

Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe në nderim të martirëve dhe dëshmorëve në Reçak

Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe në nderim të martirëve dhe dëshmorëve në Reçak
Avatar photo Redaksia

Në 21–vjetorin e masakrës së Reçakut, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së, sot në Kompleksin Përkujtimor bënë homazhe dhe vendosen lule në nderim të martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut, të masakruar nga ushtria serbe gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.

Ministri Berisha dhe gjeneral Rama, gjatë vizitës takuan edhe familjarët e pranishëm, të cilëve ju shprehën ngushëllime duke çmua lartë sakrificën e të rënëve.

Pas homazheve, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, u mbajtë Akademia Përkujtimore në përkujtim të martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.