Qyteti metropolitan, New York ka marrë vendim për ndalimin e reklamimit të alkoolit në pronat e qytetit.
Arsyeja kryesore për këtë vendim thuhet se është pirja e tepërt e alkoolit. Ndalimi ka hyrë në fuqi automatikisht dhe janë paraparë gjoba të ashpra nëse shkilen rregullat.
Ndalimi i reklamimit vlenë kryesisht në stacione të autobusëve, revista, kiosqe e Wi-Fi publik. Hapësirat që aktualisht lejohen të reklamojnë alkool janë restorantet, stadiumet dhe sallat e koncerteve.