Bujar Nevzati, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kritikuar pushtetin në Gjilan që nuk po mundet me e ofrua një zgjidhje për problemin me mungesë të ujit për pije.
Ai tha se Gjilani ka problem me mungesë të ujit të pijes që sa kohë, por nuk po ka zgjidhje, transmeton 2LONLINE.
Ai tha se qytetarët e Gjilanit edhe sot po vazhdojnë të mos kenë ujë nga 12 orë në ditë. Ai përmendi edhe fshatin Përlepnicë, ku është penda me ujë, e ku po ashtu ka mungesë ujë.
“Disa po gjejnë zgjidhje fal puseve që i kanë”, thotë ai.
Madje, Nevzati përmendi edhe premtimet për zgjidhje, si të pushtetit apo edhe të kompanisë, por ja që edhe sot po vazhdon ballafaqimi me këtë problematikë.